Njësitet elitare të policisë edhe një herë protestojnë para Qeverisë

Për sigurinë e rendit dolën të kujdeseshin kolegët e tyre.

Kësaj radhe krah më krah protestës se njësiteve me elitare te policisë, iu bashkangjit edhe sindikata e Policisë.

Të maskuar e me fytyrë nga Qeveria pjesëtaret e Njësisë Speciale Intervernuese, qëndruan me minuta pa lëvizur.

E kërkesat që nuk u perfillen as pas protestës së parë e takimit me kryeministrin Albin Kurti, zëshëm u thanë edhe këtë të shtunë.

14 te tilla ishin e ato para mediave i shpalosi kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri.

Në mesin e tyre ishin edhepaga përcjellëse për zyrtarët që pensionohen, një pagë për të gjithë pjesëtarët e policisë të cilët mund të kenë rast vdekjeje në familjen e ngushtë e përkujdesja për mirëqenien e për familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kanë rënë në krye të detyrës zyrtare apo janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

E numri i tyre që u lënduan ne detyre, po rezulton mos te jete i vogël.

Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë

“që nga themelimi kemi mbi 4mijë e 700 raste..”

Me adresim të kërkesave të tyre ndaj Qeverisë, u shënua edhe përfundimi i protestës pak më të shkurtër se 30 minuta.

Heronjtë e Banjskës u larguan duke lënë mesazhin e tyre për të dytën herë me shpresë të Qeveria e Kosovës të ketë mirëkuptim e t’i ftojë në takim për të gjetur një zgjidhje.

Ndryshe, vetëm gjatë vitit 2023, 86 policë dhanë dorëheqje vullnetare.

Kategoritë
LajmeVendi