Një shofer i kamionit mbetet i bllokuar në Merdar, nga ana e Serbisë

Një shofer i kamionit mbetet i bllokuar në Merdar, nga ana e Serbisë

Shoferi i një kamioni që transporton bagëti nga Hungaria ka mbetur i bllokuar në pikëkalimin kufitar ne Medrar nga ana e Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Sheqir Humolli ka konfirmuar se një kamion i kompanisë së tij ka mbetur i bllokuar në kufi.

Ai tha se kamioni është i thatë për shkak se transporton bagëti në Hungari, përderisa në kamion është punëtori i tij, pra shoferi.

Gjithashtu ai tha se sot ka udhëtuar nga Hungaria personalisht dhe se ka përdorur pikën kufitare përmes Bujanocit, ku shtoi se nuk ka pasur kolona fare.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova