Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur pranë shtëpisë së Benjamin Netanyahut, kanë shpërthyer përleshje me policinë

Policia izraelite ka njoftuar se pasditen e sotme ka arrestuar tre protestues gjatë një demonstrate pranë rezidencës private të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem.

Përleshje kanë shpërthyer mes policisë dhe protestuesve në rrugën Azza, pasi protestuesit kanë tentuar të kalojnë barrierat e vendosura për kontrollin e turmës që i ndanin nga shtëpia e kryeministrit.

Policia ka shtyrë me forcë protestuesit pas dy shtresave të barrikadave.

Një protestues ka goditur një oficer të policisë kufitare në kokë, sipas zëdhënësit të policisë. Nuk janë raportuar lëndime serioze.

Protestat, të cilat mblidhin mijëra njerëz, po vazhdojnë në kryeqytet që nga java e kaluar, të nxitura nga vendimi i qeverisë për të shkarkuar shefin e Shërbimit të Sigurisë Shin Bet, Ronen Bar, dhe prokuroren e përgjithshme Gali Baharav-Miara, ndërsa vazhdojnë sulmet në Gaza.

Mediat izraelite raportojnë se shumë qytetarë kanë marrë me vete tenda, të cilat planifikojnë t’i vendosin si pjesë e një kampi protestues gjatë natës pranë rezidencës private të Netanyahut.

Kategoritë
BotaLajme