Një burrë u përpoq t’i vinte flakën vetes përpara ambienteve të partisë së Vuçiqit

Para zyrave të Partisë Progresive Serbe (SNS) në qytetin e Novi Sadit ndodhi një incident serioz kur një burrë tentoi të kryente vetëvrasje.

Sipas raportimeve të portalit nova.rs, burri solli me vete një shishe me benzinë dhe një shkrepës, dhe në momentin që po përgatitej për veprimin ekstrem, para zyrave të partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit u shfaqën menjëherë anëtarët e xhandarmërisë, të cilët ndërhynë në kohë dhe e arrestuan atë, duke parandaluar kështu një tragjedi.

Personi në fjalë është Milomir Jaçimoviq, i cili punon si transportues. Ai është i njohur për faktin se që nga fillimi i protestave ka pranuar të transportojë studentët nëpër lokacione të ndryshme ku zhvilloheshin tubimet dhe demonstratat.
Mirëpo, ai tregoi se kjo angazhim i ka shkaktuar shumë probleme dhe kosto personale. Milomiri tha se për shkak të kësaj përfshirjeje, ai ka pësuar shumë dëme, përfshirë edhe dëmtime të përsëritura të makinës së tij, të cilat sipas tij janë bërë nga mbështetësit e SNS-së.

Ky incident ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me tensionet politike dhe ndarjet shoqërore në qytet, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së njerëzve që janë të përfshirë në protesta dhe lëvizje qytetare.

Kategoritë
LajmeRajoni