Nga Palestina përshëndetën vendimin për njohje: Ndoshta nuk do ta përfundojë luftën nesër, por është një hap përpara

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dhe ministrja e Jashtme Varsen Aghabekian Shahin përshëndetën vendimin e sotëm të Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë.

Abbas sot deklaroi se njohja britanike e Palestinës është një hap i domosdoshëm drejt paqes së qëndrueshme në rajon.
Shkëlqesia e tij përshëndeti njohjen e shtetit të pavarur të Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, duke theksuar se kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm dhe të domosdoshëm drejt arritjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në përputhje me legjitimitetin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Abbasit.

Ministrja palestineze e Jashtme, Varsen Aghabekian Shahin, deklaroi se vendet që këtë javë njohin shtetin palestinez po ndërmarrin një hap të pakthyeshëm, i cili e ka ruajtur zgjidhjen me dy shtete dhe e ka afruar pavarësinë dhe sovranitetin palestinez.

Ky është një veprim që na afron me sovranitetin dhe pavarësinë. Ndoshta nuk do ta përfundojë luftën nesër, por është një hap përpara, mbi të cilin duhet të ndërtojmë dhe ta forcojmë më tej”, tha ajo, duke iu referuar luftës pothuajse dyvjeçare në Gaza.

Izraeli e kritikoi ashpër këtë vendim, ndërsa disa ministra e hodhën poshtë si të parëndësishëm, duke thënë se nuk e ndryshon realitetin në terren.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, më herët kishte deklaruar se shteti palestinez kurrë nuk do të ekzistojë.

Kategoritë
BotaLajme