Nga e hëna, në grevë punëtorët teknikë të disa shkollave në kryeqytet

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se punëtorët teknikë të disa shkollave të kryeqytetit nga e hëna do të hyjnë në grevë.

Shkak për këtë veprim janë pagat e ulëta, kërkesë e kahmotshme që i është bërë Komunës së Prishtinës, raporton Zeri.info.

Azemi tha se këta punëtorë nuk do të kthehen më në punë derisa pagat të ngrihen.

“Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknikë, pasi ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Këta punëtorë kanë marrë vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme, ftojnë komunën që të gjejë punëtorë tjerë, sepse këta më nuk do t’i kthehen punës me këto paga, vendim i të gjithë punëtove në mënyrë unanime”, thuhet në njoftim. /Zëri

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi