Forcat izraelite bastisin Nablusin pasi nga të shtënat pranë vendbanimeve të paligjshme u vra një pushtues dhe u plagosen tre të tjerë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, thanë të premten se kishin urdhëruar ushtrinë të niste një “operacion ushtarak në shkallë të gjerë” në fshatrat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të përbashkët, Netanyahu dhe Katz thanë gjithashtu se ushtria ishte udhëzuar të shkatërronte shtëpinë e palestinezit të akuzuar për kryerjen e një sulmi me armë kundër pushtuesve pranë qytetit palestinez Tell në Bregun Perëndimor verior.
Një forcë e madhe ushtarake izraelite bastisi qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar në veri, sipas një korrespondenti të Agjencisë Anadolu.
Masat pasuan të shtëna pranë vendbanimit ilegal Havat Gilad, afër Nablusit, që vrau një pushtues izraelit dhe plagosi tre të tjerë, sipas mediave izraelite.
Kanali 13 i Izraelit raportoi se palestinezët kishin kapur armën e një oficeri të sigurisë së vendbanimeve dhe kishin hapur zjarr ndaj kolonëve.
Më herët të premten, katër palestinezë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën, duke përfshirë tre në gjendje kritike, gjatë një sulmi nga forcat izraelite dhe pushtuesit në Tell, në jugperëndim të Nablusit, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.













