Netanyahu: Izraeli do t’u përgjigjet thirrjeve për krijimin e shtetit palestinez, do të takohem me Trumpin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli do t’u përgjigjet thirrjeve për krijimin e shtetit palestinez dhe shtoi se do të bëjë thirrje për “luftë” kundër një hapi të tillë. Netanyahu theksoi se një veprim i tillë “do të rrezikonte ekzistencën e Izraelit” dhe përsëriti se do të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në OKB do të paraqes të vërtetën. Kjo është e vërteta e Izraelit, por njëkohësisht edhe e vërteta objektive në luftën tonë të drejtë kundër forcave të së keqes dhe vizioni ynë për një paqe të vërtetë – paqe përmes forcës”, tha Netanyahu.

Ai kujtoi se pas fjalimit në OKB do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.

Do të duhet të luftojmë si në OKB ashtu edhe në të gjitha arenat e tjera kundër propagandës së rreme të drejtuar kundër nesh dhe thirrjeve për krijimin e shtetit palestinez – gjë që do të rrezikonte ekzistencën tonë dhe do të përfaqësonte një shpërblim absurd për terrorin”, tha Netanyahu.

Ai theksoi se “kombet që e njohin shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme po shpërblejnë aktet terroriste të Hamasit kundër Izraelit”.

Komuniteti ndërkombëtar do të na dëgjojë për këtë në ditët në vijim. Pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të takohem me mikun tim, presidentin Trump. Kjo do të jetë hera e katërt që takohem me të që nga fillimi i mandatit të tij të dytë – më shumë se çdo lider tjetër botëror. Dhe kemi shumë për të biseduar”, deklaroi Netanyahu.

Kategoritë
BotaLajme