Në Parlamentin Evropian sot është miratuar vendimi final mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ky vendim do të nënshkruhet nesër zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE’së.
Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
“Liberalizimi i vizave tashmë është realitet. Ditën e sotme u votua pozitivisht në Parlamentin Evropian dhe vendimi final mbi liberalizimin e vizave. Ai do të nënshkruhet zyrtarisht ditën e nesërme në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, ku do të jetë prezent dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024. /Reporteri.net/












