Zjarr në një objekt në Prishtinë, zjarrfikësit dhe policia në vendin e ngjarjes

Zjarr në një objekt në Prishtinë, zjarrfikësit dhe policia në vendin e ngjarjes

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 17:30 në një objekt në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për media se policia ka pranuar informatën për incidentin.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që zjarrëfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e tij.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova