Putini pas takimit me Dodikun kritikoi Perëndimin: “Serbët janë një komb i ndarë me forcë dhe kjo është e padrejtë”

Putini pas takimit me Dodikun kritikoi Perëndimin: “Serbët janë një komb i ndarë me forcë dhe kjo është e padrejtë”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbajti një fjalim në takimin e qendrës analitike ruse Valdai, ku u ndal veçanërisht te statusi i popullit serb.

Në fjalimin e tij, Putini tha se nuk e kupton qëndrimin asimetrik të Perëndimit ndaj popullit serb.

“Ju e dini qëndrimin tonë për Serbinë. Personalisht, nuk e kuptoj pse Perëndimi kolektiv ka vepruar në mënyrë kaq të padrejtë dhe asimetrike ndaj popullit serb gjatë dekadave të fundit. E ndanë popullin serb në disa pjesë dhe serbët përfunduan në shtete të ndryshme”, tha udhëheqësi rus gjatë seancës plenare.

Ai foli edhe për takimin me kryetarin e SNSD-së, Milorad Dodik.

“Sapo u takova me Dodikun. Dikur ata vetë e hartuan Marrëveshjen e Dejtonit, ndërsa tani askush nuk dëshiron ta zbatojë atë, kurse në raste të tjera u imponojnë serbëve vendime të caktuara. Serbët u gjendën si një komb i ndarë në Evropë, i ndarë me forcë. Kjo është e padrejtë”, deklaroi Putini.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova