Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, po zhvillojnë takim në objektin e Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Takimi ka nisur në orën 16:30 dhe, sipas raportimeve të fundit, dy liderët politikë vijojnë të jenë në takim pas rreth dy orësh. Në fokus pritet të jenë zgjedhja e presidentit të ri dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për Gjykatën Speciale.
Kuvendi ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri.

