Nepal, protestuesit antiqeveritarë i vënë flakën ndërtesës së parlamentit

Pas dorëheqjes së Kryeministrit të Nepalit, Khadga Prasad Sharma Oli, protestuesit antiqeveritarë i vendosën flakën ndërtesës së parlamentit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “The Kathmandu Post”, zjarri iu vendos ndërtesës së parlamentit federal dhe ndërtesës së Gjykatës Supreme.

Pas këtyre sulmeve ndaj ndërtesave qeveritare, ushtria, policia dhe zyrtarët e lartë të Nepalit u bënë thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje dhe për dialog politik.

Në platformat e mediave sociale u ndanë pamje të ndërtesës së parlamentit të mbuluar nga tymi.

– Kryeministri i Nepalit Oli dhe dorëheqjen për shkak të protestave

Më 4 shtator, qasja në Facebook, Instagram, WhatsApp, YouTube, X, Reddit dhe LinkedIn u bllokua në Nepal për shkak të mosaplikimit për regjistrim në Ministrinë e Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit të Nepalit brenda afatit të caktuar.

Pas kësaj, protestuesit kryesisht të rinj marshuan drejt ndërtesës së parlamentit për të protestuar kundër akuzave për korrupsion dhe ndalimit të mediave sociale.

Gjatë protestave në rritje, policia përdori ujë me presion, gaz lotsjellës dhe municion luftarak kundër protestuesve. Nëntëmbëdhjetë persona u vranë dhe mbi 400 u plagosën në trazira.

Qeveria nepaleze më pas njoftoi se ndalimi i mediave sociale do të hiqej, dhe ministri i Brendshëm, Ramesh Lekhak, ministri i Bujqësisë dhe Blegtorisë, Ramnath Adhikari dhe ministri i Furnizimit me Ujë, Pradeep Yadav dhanë dorëheqjen nga postet e tyre.

Pavarësisht këtyre njoftimeve, protestat vazhduan, me sulme ndaj shtëpive të figurave politike dhe ministrave, duke përfshirë selinë e Partisë së Kongresit të Nepalit në Sanepa dhe dy rezidenca të Kryeministrit të Nepalit, Khadga Prasad Sharma Oli, të cilat u vunë në zjarr.

Për shkak të përshkallëzimit të trazirave, ushtria nepaleze filloi evakuimin e ministrave nga rezidencat e tyre me helikopter. Të gjitha fluturimet vendase dhe ndërkombëtare nga Aeroporti Ndërkombëtar Tribhuvan në Katmandu u anuluan për atë ditë për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Një deklaratë nga Zyra e Kryeministrit të Nepalit njoftoi se Kryeministri Oli kishte dhënë dorëheqjen pas protestave të dhunshme dhe reagimit të ashpër kundër qeverisë.

Kategoritë
BotaLajme