Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në kuadër të një hetimi për korrupsion.
Sipas raporteve të mediave turke, Imamoglu akuzohet gjithashtu për drejtimin e një grupi kriminal, manipulim në tendera dhe dhënie ndihme ndaj një organizate terroriste.Një numër i madh policish rrethuan shtëpinë e Imamoglu, para se ta ndalonin atë. Këshilltari i tij për media, Murat Ongun, konfirmoi ndalimin, por nuk dha detaje mbi arsyet e arrestimit.