​Në tetor Shqipëria nis zyrtarisht pagesat në euro përmes zonës SEPA

Me datë 7 tetor 2025, Shqipëria hedh një hap historik duke nisur zyrtarisht pagesat në euro përmes zonës SEPA (Single Euro Payments Area).

Ky zhvillim i rëndësishëm, i njoftuar nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë Konferencës së Ambasadorëve, sinjalizon një integrim më të thellë të vendit në sistemin financiar evropian dhe një përparim të konsiderueshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Guvernatori Sejko theksoi se ky moment shënon një fazë të re për Shqipërinë, duke e konsideruar vendin “të integruar në BE në aspektin e pagesave në fushën financiare”.

Kategoritë
LajmeRajoni