– Mësohet se edhe një fëmijë vajzë ka humbur jetën pasi u plagos në sulmin izraelit në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës
GAZA (AA) – Të paktën tetë palestinezë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmet që Izraeli ka kryer në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore, mësohet se tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në sulmin izraelit kundrejt qytetit Beit Lahia në veri të Gazës.
Një tjetër palestinez humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën në sulmin e kryer ndaj një shtëpie në qytetin Deir al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Gjithashtu tre palestinezë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në sulmin që Izraeli kreu me dron në zonën Al-Mawasi të qytetit Rafah në jug të Gazës.
Mësohet se edhe një fëmijë vajzë ka humbur jetën pasi u plagos në sulmin izraelit në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.
Të paktën 52.365 palestinezë kanë humbur jetën dhe 117.905 të tjerë janë plagosur në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023.