Në shpinë me vëllanë për kilometra: Cudi nga Gaza rrëfen tmerrin që përjetoi

Cudi nga Gaza: “E mbajta vëllanë tim në shpinë kilometra të tëra”

Sulmet e ushtrisë izraelite e detyruan një djalosh palestinez, Cudi, të mbante vëllanë e tij në shpinë për kilometra të tëra derisa arriti në jug të Gazës.

“Ndodhesha në veri të Gazës. Nuk gjeta as nënën, as babanë. Mora vëllanë tim në shpinë dhe u nisa në drejtim të jugut,” tha ai, duke përshkruar frikën dhe tmerrin që përjetoi.

Që nga 7 tetori 2023 Izraeli vazhdon sulmet ndaj Gazës, ndërsa më 15 shtator nisi edhe ofensivën tokësore në qytetin e Gazës, duke detyruar mijëra palestinezë të shpërngulen me forcë drejt jugut.

Pamjet e Cudit, që ecte me vëllanë në shpinë mes rrugëve të shkatërruara, u bënë një nga simbolët më të dhimbshëm të spastrimit dhe shpërnguljes së dhunshme të palestinezëve.

Ribashkimi me familjen

Dy vëllezërit, të ndarë nga prindërit gjatë sulmeve, më në fund u ribashkuan me familjen e tyre.

Rrëfimi i Cudit

“Mbaja vëllanë tim në shpinë dhe ndalesha herë pas here për të marrë frymë. Në fund arrita vetëm deri në Khan Yunis,” tha ai.

Rrëfimi i vëllait të tij

“Ana tjetër e familjes ishte shpërndarë. Nëna kishte marrë vajzat dhe kishte ikur. Cudi nuk e braktisi vëllanë e tij; e mori dhe e shpëtoi. Ecën kilometra të tëra dhe, falë Zotit, mbetën gjallë. Çdo fëmijë ka një ëndërr. Ëndrra e Cudit është të bëhet mësues,” tregoi vëllai i tij.

Kategoritë
BotaLajme