Në shtetin amerikan të Washingtonit, si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak humbën jetën 4 ushtarë. Lidhur me aksidentin është bërë e ditur se është hapur hetim.
Në deklaratën e bërë nga Komanda e Operacioneve Speciale të Ushtrisë së SHBA-së thuhet se helikopteri i tipit “MH-60 Black Hawk” u rrëzua më 17 shtator, gjatë një fluturimi rutinë stërvitor në perëndim të bazës Joint Base Lewis-McChord në Washington.
Në deklaratë u bë e ditur se 4 ushtarët në bord kanë humbur jetën dhe se ata i përkisnin 160-të Regjimentit të Aviacionit për Operacione Speciale.
Hetimi i nisur
Po ashtu u bë e ditur se është hapur hetim për të zbuluar shkakun e aksidentit.