Në paradën ushtarake në Beograd u shfaqën sistemi raketor izraelit PULS dhe droni Hermes

Sistemi raketor izraelit PULS dhe mjeti ajror pa pilot Hermes 900 u prezantuan për herë të parë para publikut në paradën ushtarake “Fuqia e unitetit” në Beograd.

Fotografitë e sistemeve të paraqitura i publikoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas RTRS, PULS është një sistem raketor modular i prodhuar nga kompania izraelite Elbit, me rreze veprimi nga 40 deri në 300 kilometra, në varësi të tipit të raketës që përdor, dhe dallohet për saktësinë e lartë.

Hermes 900 është një dron taktik i mesëm, me autonomi të madhe fluturimi dhe sensorë të sofistikuar.

Për herë të parë u prezantuan gjithashtu edhe sistemet e municionit fluturues – të ashtuquajturit dronë kamikazë Shadow-25 dhe Shadow-50, të kompanisë emirate EDGE, me rreze veprimi deri në 295 kilometra. Shadow-25 funksionon me motor reaktiv, ndërsa Shadow-50 me motor pistoni.

Publikut iu prezantua për herë të parë edhe sistemi rus për luftë elektronike “Krasuha”, si dhe modele të reja të modernizimit të tankeve M-84 dhe mjeteve luftarake të këmbësorisë M-80.

Kategoritë
LajmeRajoni