Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, i ka publikuar fotot, ndërsa grafitet i ka quajtur të papranueshme dhe kërcënim ndaj sigurisë e bashkëjetesës, shkruan Reporteri.net.
Mustafi, që është këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se serbizimi sistematik i Bujanocit po ndodh me mjete më të sofistikuara.
Ai tutje ka kujtuar se si ishte thyer billboardi i Komandant Lleshit, në përvjetorin e rënies së tij, dhe nuk kishte asnjë reagim nga autoritetet, as ato policore e as institucionale të Serbisë.