Ndodhë në Prizren, qytetarja gjen kuletën me para, të hollat dyshohet se i mori polici i rastit

Një ngjarje jo e zakont ka ndodhur në stacionin e policisë në Prizren.

Një qytetare në Prizren të hënën e kaluar kishte gjetur një kuletë me 200 euro dhe dokumente personale të dikujt tjetër.

Ajo e ka dorëzuar kuletën në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa polici që e ka pranuar kuletën E. Gavazaj, dyshohet se nuk e ka raportuar fare rastin në sistemin zyrtar dhe nuk ka bërë njoftimin e pronarit për ta marrë kuletën.

Kuleta dyshohet se është zhdukur me të gjitha dokumentet.

Qytetarja që e kishte dorëzuar kuletën në polici e ka bërë një postim në Facebook ku ka treguar se e ka gjetur kuleten me të holla e dokumente dhe e ka dorëzuar atë në polici.

Më pas qytetarja ka shkuar në polici për të tërhequr dokumentet dhe ka rezultuar se polici Gavazaj kishte mbajtur paratë, të cilat më vonë i ka kthyer, por jo kuletën dhe dokumentet tjera.

Poashtu mungonte edhe fletë sekuestrimi dhe mungonin edhe të dhënat e qytetares e cila e kishte dorëzuar kuletën.

Komandanti i stacionit ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).
IPK ka ndërmarrë veprime duke transferuar zyrtarin në një njësi tjetër – konkretisht në Qendrën Operative në Departamentin DPR në Lubizhdë.

Në ndër kohë në një përgjigje nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për Indeksonline kanë konfirmuar si rast dhe se janë duke e hetuar.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK dje  ka pranuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren rastin në fjalë i cili lidhet me dyshimet për veprimet e një zyrtari policor.

Aktualisht hetuesit e IPK-së janë në fazën e analizimit të informatave të pranuara dhe në bashkëpunim e konsultim me prokurorin kompetent, do të ndërmarrim veprimet e nevojshme ligjore lidhur me këtë çështje.”, thuhet në përgjigjen e IPK-së. /Indeksonline/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi