Në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës së UEFA-s, ku AEK e Greqisë priti Hapoel Be’er Sheva-n izraelite, protestat për Palestinën dominuan atmosferën. Disa tifozë të AEK-ut u ndaluan para se të hynin në stadium sepse mbanin flamurin palestinez, ndërsa ata që hynë brenda protestuan gjatë gjithë ndeshjes duke denoncuar gjenocidin në Gaza.
AEK fitoi 1-0, por nata mbeti në mendje për protestat kundër Izraelit.
PROTESTË IZRAELIT NË ATHINË
Tifozët vendas pritën skuadrën izraelite me flamuj palestinezë dhe gjatë gjithë takimit brohoritën parulla që dënonin gjenocidin e kryer nga Izraeli në Gaza.
NDALUAN TIFOZËT ME FLAMUR PALESTINEZ
Disa tifozë të AEK-ut, ë mbërritën me flamurin palestinez, u ndaluan para se të hynin në stadium, ndërsa tifozët izraelitë me flamuj të tyre u vendosën pa problem në zonën e tyre.
“RROFTË PALESTINA, POSHTË IZRAELI!”
Tifozët e AEK-ut brohorisnin “Poshtë Izraeli, rroftë Palestina!”, ndërsa disa nga tifozët izraelitë përpiqeshin t’i provokonin duke shpalosur flamujt e tyre.
PROVOKIME NGA FLAMUJT IZRAELITË
Pas ndeshjes, tifozët e Hapoel Be’er Sheva-s u larguan nën mbrojtjen e fuqishme të policisë, ndërsa tifozët e AEK-ut hodhën fishekzjarrë në autobusin e kundërshtarëve dhe vazhduan me brohoritjet kundër Izraelit.