Ndërpritet seanca – përplasje në Kuvend

Të enjten ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, por e cila u ndërpre pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së nuk prezantoi emër për kryeparlamentar/e.

Në këtë seancë u bë betimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq pas kësaj pike të rendit të ditës seanca u ndërpre.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për marrëveshje politike me partitë.

E pas kësaj, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari tha se meqenëse nuk kanë emër për kryetar/e të Kuvendit, ndërpret punimet e seancës.

Telegrafi.com vazhdon do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet rreth seancës për konstituimin e Kuvendit dhe zhvillimet tjera.

Kategoritë
LajmeVendi