30 vendeve anëtare të NATO-s do t’u kërkohet ta shpallin Rusinë shtet terrorist në lidhje me sulmin që ajo po kryen në Ukrainë. Rezoluta jo-detyruese u kërkon vendeve anëtare që të përshpejtojnë dërgimin e armëve në Kiev.
Asambleja parlamentare e NATO-s ka firmosur një rezolutë simbolike duke u bërë thirrje shteteve anëtare ta shpallin Rusinë një shtet terrorist.
Sipas rezolutës, Moska paraqet një kërcënim direkt në sigurinë euroatlantike, ndërsa kërkohet më shumë ndihmë për Kievin.
Deklarimi jo-detyrues u kalua të hënën, ai paralajmëronte se zona euro-atlantike nuk është më në paqe dhe se mjedisi i sigurisë globale është përkeqësuar me shpejtësi mes luftimeve të vazhdueshme në Evropën Lindore.
Shtetet e NATO-s këshillohen të përshpejtojnë dërgimin e armëve në Kiev me zotimin se Aleanca do ta suportojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme me qëllim që vendi të mbijetojë.
Vetëm Uashingtoni ka autorizuar gati 20 miliardë dollarë për armë për Kievin që kur presidenti mori detyrën, pjesa më e madhe u miratua pas nisjes së luftës.
Aleatët e NATO-s kanë pranuar shqetësimet se armët që vërshojnë fushën e betejës kaotike të Ukrainës nuk janë gjurmuar siç duhet, me rezolutën e re që thekson nevojën për të siguruar gjurmueshmërinë e armëve të dorëzuara.
Presidenti ukrainas Zelenski iu drejtua tubimit në një video-mesazh përpara se të miratohej rezoluta e fundit, duke vlerësuar aleancën për ndihmën e saj ushtarake.