Musliu ironizon Kurtin: I ka hipur si duket kalit mbrapsht

Gjatë mbajtjes së fjalimit në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është shprehur kritikuese ndaj kryeministrit, Kurti për procesin e dialogut.

Ajo madje ka ironizuar duke thënë se “kryeministër si duket I ka hipur kalit mbrapshtë”

“Ky që sot është kryeministër si duket I ka hipur kalit mbrapshtë. Kështu që të dashur qytetarë të Kosovës, dialogu me Serbinë e ka konsumuar aq shumë diskursin publik në këtë vend saqë shumë njerëz e kanë parë si trampolinë të vetme për të qenë në skenën politike. Duke thur teori se kush është patriot e kush tradhtar janë lënë anash qëllimshëm proceset e brendshme politike dhe degradimi i brendshëm shoqëror”, tha ajo.

Sipas Musliut politikën e jashtme, Kurti ishte edhe i dështuar edhe i nënshtruar.

“Këta individë që e  kanë përdorur dhe keqpërdorur këtë proces, janë ata individë që këtë bëjnë pazare me dhimbjen dhe sakrificën e popullit. Janë individë të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm. Individi kryesor në këtë kategori është Albin Kurti i cili tani në tre vjetorin e qeverisjes së tij e ka vërtetuar vetëm një gjë. Udhëheqës i dështuar totalisht në politikën e brendshme kur në politikën e jashtme ka dëshmuar që është i dështuar por edhe i nënshtruar”, ka thënë Musliu.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi