Shpërndarja e ngadaltë e armëve në Ukrainë po i jep një dorë Rusisë për të sulmuar territoret e saj.
Kështu është shprehur presidenti ukrainas , Volodymyr Zelensky në një konferencë të përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.
Komentet e tij vijnë pasi SHBA miratoi pak ditë më parë një paketë prej 61 miliardë dollarësh ndihmë ushtarake për Kievin.
Zelensky konfimroi se një pjesë e ndihmave kishte filluar të mbërrinte, por shtoi se ajo duhej të shpërndahet më shpejt, për të fituar kohë përballë agresionit rus.
Ushtria ruse tani po përpiqet të përfitojë nga një situatë kur ne jemi duke pritur për furnizime nga partnerët tanë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse shpejtësia e dërgesave nënkupton stabilizimin e frontit.”
Ushtria ruse po përgatitet për veprime të mëtejshme ofensive paralajmëroi Zelensky.
Stoltenberg shtoi se ai ishte optimist se dorëzimi i amrëve do ta ndryshonte situatën.
”Aleatët tanë po shohin se çfarë mund të bëjnë më shumë dhe unë pres njoftime të reja së shpejti.
Kështu që ne po punojmë shumë për të përmbushur nevojat urgjente të Ukrainës.”
Diplomati theksoi gjithashtu se Ukraina një ditë do të bëhet një anëtare e NATO-s por aktualisht një ftesë zyrtare në samitin e aleancës në Uashington në korrik nuk ka gjasa ti vijë Zelenskyt.