Momenti kur përplaset kroçiera më e gjatë në botë

Kroçiera më e gjatë në botë është përplasur në një port në Karaibe, teksa po ankorohej. Anija “Harmony of the Seas” u përplas në një bankinë në Falmouth, Xhamajka, ndërsa e gjithë ngjarja u kap në kamera.

Pasagjerët e anijes gjigante dëgjuan zhurmën e përplasjes me një zgjatim prej betoni të portit, por “Royal Caribbean

Aksidenti raportohet se ka ndodhur të martën e 26 majit, teksa anija po lëvizte mbrapsht për t’u ankoruar në vendin e caktuar. Anija ishte nisur për një tur 7-ditor nga Florida, ku kishte vizituar Bahamasin, para se të ndalej në Xhamajka.

Anija është e gjatë 362 metra dhe peshon gati 227 mijë tonë. Për ndërtimin e saj janë shpenzuar rreth 1,18 miliardë euro. Anija ka nja kapacitet prej 6410 pasagjerësh, me 23 pishina, 17 kuverta, dhe 2700 dhoma.

Blog”, kompania që operon anijen, tha se dëmet ishin

Kategoritë
BotaLajme