Ministri australian për zgjidhjen e Lindjes së Mesme: Vizioni i paqes gjithmonë ka përfshirë dy shtete

Kryeministri australian, Anthony Albanese, foli në një konferencë të posaçme për zgjidhjen e Lindjes së Mesme në Kombet e Bashkuara (OKB) dhe theksoi se Gaza ndodhet në kthetrat e një katastrofe humanitare.

Australia të dielën e njohu shtetin palestinez, së bashku me edhe tetë shtete të tjera gjatë dy ditëve të fundit. Ky hap shkaktoi kundërshtime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.

Albanese deklaroi se njohja e shtetit palestinez do të thotë një shpresë e vërtetë për palestinezët dhe një shpresë për “një vend që mund ta quajnë shtëpi”.

Vizioni i komunitetit ndërkombëtar për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme gjithmonë ka përfshirë dy shtete. Shtetin e Izraelit dhe Shtetin e Palestinës. Që jetojnë pranë njëri-tjetrit, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Dhe që njohin të drejtën e ndërsjellë për të jetuar në paqe dhe siguri”, tha Albanese.

Në fjalimin e tij, ai përmendi edhe vrasjen e punëtorit humanitar australian Zomi Frankcom, si dhe gazetarëve dhe dhjetëra mijëra civilëve. Ai shtoi se punëtorët humanitarë u vranë duke u përpjekur të sillnin ndihmë, ndërsa gazetarët u vranë duke u përpjekur ta nxirrnin të vërtetën në pah.

Albanese kujtoi se Australia ishte anëtarja e parë e OKB-së që 78 vjet më parë votoi për planin e ndarjes që çoi në krijimin e Izraelit. Ai tha se Canberra ende qëndron kundër antisemitizmit, por theksoi se qeveria izraelite duhet të pranojë pjesën e saj të përgjegjësisë për krizën në Gaza.

Kategoritë
BotaLajme