Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani është bërë objektiv i Al-Ain, klub nga Liga Profesionale Saudite, i cili ka nisur bisedimet me Leccen për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.
Sipas raportimeve, Al-Ain është i gatshëm t’i ofrojë Ramadanit një pagë vjetore prej 1.2 milionë eurosh, që përkthehet në rreth 22,000 euro në javë. Klubi synon ta përfshijë lojtarin si pjesë të projekteve ambicioze në ligën saudite.
Ramadani, i cili iu bashkua Lecces në gusht të vitit 2023 nga Aberdeen për një shumë prej 1.3 milionë eurosh, ka qenë një element i rëndësishëm në Serie A.