Lionel Messi i Inter Miami-t u përball mbrëmë në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain në Kampionatin Botëror të Klubeve, ku u përball me një karikaturë ofenduese nga tifozët në Shtetet e Bashkuara.
Messi dhe Inter Miami pësoën një humbje të rëndë 0:4 nga kampionët evropianë të PSG-së, e Messi nuk pati shumë hapësirë për të treguar magjinë e tij kundër një kundërshtari të paparë në forcë dhe të klubit të tij të mëparshëm.
“Mjeshtri argjentinas”, për të cilin shumë e konsiderojnë si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, nuk pati mundësi të shkëlqejte në fushë, por vëmendjen e tij e tërhoqi një flamur me një përshkrim poshtërues.
Ndeshja e 1/8 të Kampionatit Botëror të Klubeve u luajt në Mercedes-Benz Stadium në Atlanta, dhe pikërisht aty u dukën tifozët lokalë që bënë shaka me Messin.
Dy tifozë të Atlanta United, klubit të MLS-së, vendosën karikaturën ofenduese me qëllim ta provokonin Messin.
Edhe pse normalisht do të prisje shaka nga tifozët e Real Madridit, apo nga kundërshtarët e tij evropianë ose admiruesit e Cristiano Ronaldos, në këtë rast ishin pikërisht ndjekësit e Atlanta United që guxuan këtë gjest – megjithëse rivalitetet në futbollin amerikan janë shumë më pak të ashpra se ato në Evropë apo Amerikën e Jugut.
Në flamur ishin shënuar tre rezultatet e fundit ku Atlanta mundi Inter Miami-n e Messit. Humbja më e hidhur ishte ajo në 1/8 e play-off-it të MLS-së, kur Atlanta e eliminoi të papritur Messin dhe bashkëlojtarët e tij sezonin e kaluar.