Propozimi që dyshohet se është paraqitur nga Tel Avivi përfshin zgjerimin e zonës tampon midis Sirisë dhe Lartësive të Golanit të pushtuara nga Izraeli me 2 kilometra shtesë në anën siriane
Pretendohet se qeveria izraelite se “disa javë më parë” i ka paraqitur Sirisë një propozim për marrëveshje të re sigurie dhe se qeveria e Damaskut e cila ende nuk ka dhënë përgjigje, po punon mbi të, transmeton Anadolu.
Faqja amerikane e lajmeve “Axios” shkruan se Izraeli i ka paraqitur Sirisë një propozim për marrëveshje të re sigurie. Pretendohet se qeveria siriane ende nuk i është përgjigjur propozimit të paraqitur “disa javë më parë” dhe se Damasku po punon për të paraqitur një kundërpropozim.
Ministri i Jashtëm sirian Assad Hassan al-Shaibani pritet të takohet sot në Londër me ministrin izraelit të Çështjeve Strategjike, Ron Dermer për të diskutuar lidhur me propozimin e paraqitur nga Tel Avivi.
Në takimin midis Shaibanit dhe Dermerit raportohet se do të marrin pjesë ambasadori i SHBA-së në Ankara dhe përfaqësuesi special për Sirinë, Tom Barrack.
Sipas lajmit që bazohet mbi burime të paidentifikuara, propozimi që dyshohet se është paraqitur nga Tel Avivi përfshin zgjerimin e zonës tampon midis Sirisë dhe Lartësive të Golanit të pushtuara nga Izraeli me 2 kilometra shtesë në anën siriane.
Zona në jugperëndim të Damaskut klasifikohet si tre zona: A, B dhe C, me detaje që detajojnë llojet e armëve që mund të vendosen në secilën zonë. Trupat dhe armët e rënda siriane nuk do të lejohen të pozicionohen pranë zonës tampon. Megjithatë, policia siriane dhe forcat e sigurisë së brendshme do të jenë në gjendje të veprojnë pranë zonës tampon.
Në propozim gjithashtu kërkohet që e gjithë zona nga Damasku jugperëndimor deri në Lartësitë e Golanit të shpallet zonë ndalim-fluturimi për avionët sirianë.
Në këmbim të këtyre kushteve, Izraeli propozon një tërheqje graduale nga territori sirian, të cilin e ka pushtuar që nga dhjetori 2024, përveç malit Hermon (Jabal al-Shaykh) me rëndësi strategjike.
Një burim anonim ka komentuar se parimi themelor i propozimit izraelit është krijimi i një korridori ajror për në Iran nëpërmjet Sirisë, i cili do të lehtësonte sulmet e mundshme izraelite ndaj Iranit në të ardhmen.