Duke theksuar detyrën e kombeve, ai tha se “komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë përgjegjësinë e saj për ta realizuar shpejt një zgjidhje të qëndrueshme me dy shtete”
Mbreti spanjoll Felipe VI në adresimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të veprojë “tani” për të ndaluar “masakrën” në Gaza, transmeton Anadolu.
“Ne thërrasim, lutemi dhe kërkojmë që kjo masakër të ndalet tani”, tha ai.
Mbreti spanjoll kërkoi nga qeveria izraelite të “zbatojë pa rezervë ligjin ndërkombëtar humanitar në të gjithë Gazën dhe Bregun Perëndimor”.
Felipe VI gjithashtu bëri thirrje për qasje të menjëhershme humanitare, një armëpushim të garantuar dhe lirimin e të gjitha pengjeve.
Duke theksuar detyrën e kombeve, ai tha se “komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë përgjegjësinë e saj për ta realizuar shpejt një zgjidhje të qëndrueshme me dy shtete”.
Ai theksoi njohjen e shtetit të Palestinës nga Spanja në muajin maj si pjesë e një momenti në rritje në OKB.
“Kjo duhet të ndihmojë në arritjen e një paqeje të drejtë dhe përfundimtare rajonale, bazuar në zbatimin e rezolutave të OKB-së”, tha mbreti spanjoll.