Mbi 1.000 migrantë kaluan Lamanëshin në një ditë në Britani

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme britanike, të premten 1.072 persona kaluan nga Franca në Britani të Madhe me 13 varka të vogla, duke e çuar totalin e këtij viti në rekord prej 32.103 migrantësh. Ky është hera e tretë brenda vitit që shifra ditore kalon mbi 1.000.

Qeveria britanike ka nisur zbatimin e planit “një brenda, një jashtë”, sipas të cilit për çdo migrant të deportuar nga Britania do të pranohet një tjetër me “arsye të forta për azil”. Deri tani janë deportuar tre persona – një eritreas, një iranian dhe një indian.

Sipas marrëveshjes me Francën, çdo migrant që kapet duke kaluar Lamanëshin do të kthehet brenda dy javësh, ndërsa fluturimet e para për kthim pritet të nisin javën e ardhshme.

Zëvendëskryeministri David Lammy tha se ky mekanizëm ofron “një efekt të menjëhershëm frenues” për migrantët që përpiqen të hyjnë ilegalisht në Britani.

Kategoritë
BotaLajme