Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të zhvillojnë nesër një takim në margjinat e samitit të vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN).
Rubio dhe Lavrov kishin deklaruar më herët se ishin të hapur për një takim të tillë, ndërsa shefi i diplomacisë ruse ka konfirmuar se do të takohet me homologun e tij amerikan.
Sipas Lavrovit, tema kryesore e takimit do të jetë lufta në Ukrainë.
Pas ardhjes së Donald Trumpit në postin e presidentit të SHBA-së, dialogu mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara u intensifikua, por prej disa muajsh nuk ka pasur takime publike mes zyrtarëve të dy vendeve.
Ndërkohë, Trump ka mbështetur miratimin në Kongresin amerikan të një ligji për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, ndërsa ka shprehur edhe një mbështetje disi më të hapur për Ukrainën, udhëheqjen e së cilës më herët e kishte kritikuar publikisht.











