Malazezi humbi me Juven ndaj Realit, por mori fanellën e Modriçit dhe u lavdërua në rrjetet sociale.

Mesfushori malazez Vasilije Adziç nuk u aktivizua në ndeshjen e mbrëmshme të 1/8 të Kampionatit Botëror të Klubeve midis Juventusit dhe Real Madridit. Megjithatë, pas takimit u tregua krenar me fanellën e legjendës kroate Luka Modrić, i cili hyri në lojë në 12 minutat e fundit në vend të Arda Güler.

Ky kroat 39-vjeçar pati mundësinë të luante në të katër ndeshjet e këtij Botërori, duke arritur kështu ndeshjen e tij të 595-të për Realin.

Adžić erdhi te Juventusi nga Budućnost e Podgoricës për 5.3 milionë euro, më pas u promovua nga ekipi i të rinjve te skuadra e parë dhe u mbajt nga trajneri Igor Tudor pasi mori drejtimin e ekipit.

Tani ai po mburret me fanellën e këtij mesfushori legjendar, i cili në fund të sezonit do t’i bashkohet Milanit italian.

Për t’u rikujtuar, Modrić ka qëndruar 13 vjet te Real Madrid dhe mban rekordin për numrin e trofeve të fituara (28).

Kategoritë
Sport