Majko: Kosova rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se zgjedhja e presidentit të Kosovës po kthehet në një “lodër vetëvrasëse”.

Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se situata e krijuar po e vret mekanizmin për gjetjen e zgjidhjes së krizës.

Majko tutje thotë se Kosova rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara”.

“Situata e krijuar në politikën e Kosovës po “vret” mekanizmin e fundit për gjetjen e zgjidhjes së krizës! Ky mekanizëm është i lidhur zgjedhjet e parakohshme! Votuesit kanë “ngrirë” rezultatet dhe krizën e mosmarrëveshjes! Në kutinë e votimit, Kosova po mbetet jetime! Kosova rrezikon, seriozisht, të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuar!”, ka shkruar ai.

Postimi i tij:

Zgjedhja e presidentit të republikës, në Prishtinë, po kthehet në një “lodër” vetvrasëse!

Situata e krijuar në politikën e Kosovës po “vret” mekanizmin e fundit për gjetjen e zgjidhjes së krizës! Ky mekanizëm është i lidhur me zgjedhjet e parakohshme! Votuesit kanë “ngrirë” rezultatet dhe krizën e mosmarrëveshjes!

Në kutinë e votimit, Kosova po mbetet jetime!

Kosova rrezikon, seriozisht, të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuar!

Shpresa e fundit, është lodhja nga ideja se dështimi i njëri tjetrit është “zgjidhje”!

Errësira e vërtetë nuk është ajo që njohim, por bindja se drita nuk do të vijë!…

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi