Macja “kokëfortë” bëhet virale në rrjet, lë më shumë se 2 orë e gjysmë trenin në pritje

Dashamirësit e maceve kanë reaguar në rrjetet sociale pasi një mace vonoi një udhëtim me tren të linjës London Euston-Manchester të martën.

Macja u vërejt mbi një tren rreth orës 20:30 të darkës, në një kohë që treni nisej në udhëtim në orën 21:00, ku shërbimi do të kryhej me një shpejtësi prej 125 km/h.

Macja kokëfortë rezistoi mbi 2 orë e gjysmë, duke refuzuar të zbresë. Për pasagjerët u vendos që të udhëtonin me një tren tjetër, për të shmangur vonesat. Stafi arriti ta ulë macen në tokë.
Fotot dhe videot e macet u bënë virale në rrjet, duke marrë shumë dashuri nga përdoruesit e rrjeteve sociale për vendosmërinë e saj.

Kategoritë
Të ndryshme