Debati që përfshin Cristiano Ronaldon, kombëtaren e Portugalisë dhe trajnerin Jorge Jesus po merr gjithnjë e më shumë ngjyra jashtë fushës së futbollit. Pas reagimeve të forta të tifozëve të CR7 në rrjetet sociale, këtë herë në qendër të vëmendjes është vendosur Georgina Rodriguez.
Partnerja e Cristiano Ronaldos publikoi në Instagram një story ku sulmonte drejtpërdrejt trajnerin e Portugalisë. Postimi qëndroi online vetëm për pak minuta, përpara se Georgina ta fshinte, por jo përpara se të shpërndahej dhe të shihej nga shumë përdorues.
Në story, Georgina kishte publikuar një deklaratë që i atribuohej legjendës së Manchester United, Sir Alex Ferguson, ish-trajnerit të Ronaldos në Angli. “Nëse Jorge Jesus e dinte në zemër se nuk kishte ndërmend ta përdorte, pse e thirri? Për ta bërë të merrte një pozicion? Kjo nuk është autoritet, është pasiguri”, thuhej në citimin e publikuar.
Mbi këtë deklaratë, Georgina kishte shtuar edhe një koment të saj, duke shkruar: “Nuk e di si ky njeri mund të quhet Krisht”, duke iu referuar emrit të trajnerit portugez, Jorge Jesus.
Por historia mori një tjetër kthesë, pasi deklarata e atribuar Fergusonit rezultoi të ishte e rreme. Pavarësisht kësaj, postimi i Georginës u pa dhe u rikthye me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ndezur edhe më shumë debatin rreth trajtimit të Cristiano Ronaldos nga trajneri i Portugalisë.
Çështja ka marrë përmasa të mëdha në rrjetet sociale, sidomos pas reagimeve të tifozëve të Ronaldos ndaj bashkëshortes së Gonçalo Ramos, ndërsa tani edhe Georgina është përfshirë drejtpërdrejt në polemikë.
Ndërkohë, sipas raportimeve nga Portugalia, Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet të dielën në Arabinë Saudite, me një avion privat nga Madridi drejt Riadit. Në të njëjtën ditë, Portugalia do të luajë ndeshjen e fundit në Nations League ndaj Norvegjisë së Erling Haaland, ndërsa Ronaldo pritet ta ndjekë situatën nga distanca.

