Lushtaku në takimin 3 ditor Ndërkombëtar në Sakarya të Turqisë, ka njoftuar pjesmarresit për aktet terrorriste të Beogradit dhe ka bërë thirrje për investime në Kosovë
Në takimin 3 ditor ndërkombëtar, në Sakarya të Turqisë, ku po merr pjesë me ftesë të z. Ekrem Yüce, zhvilloi
shumë takime, ku pjesmarrësit i njoftoi për kërcënimet e aktet terrorriste të Beogradit. Po ashtu, Lushtaku ka bërë thirrje për investime në Kosovë, në veçanti bizneseve prodhuese. Ai gjithashtu ka takuar edhe shumë bashkatdhetarë.
Këto ai i ka bërë të ditura përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
“Me ftesë të z. Ekrem Yüce, mora pjesë në Takimin 3 ditorë Ndërkombëtar në Sakarya të Turqisë, të cilit i dhurova një shenjë simbolike e të veçantë, deklaratën e pavarësisë së Kosovës tonë.
Pjesëmarrësit tjerë i njoftova për kërcënimet e aktet terrorriste të Beogradit, si dhe ju bëra thirrje për investime në Kosovë, në veçanti bizneseve prodhuese.