Ushtria indiane ka akuzuar ushtrinë pakistaneze për një përpjekje të gjerë infiltrimi përgjatë vijës kufitare perëndimore, duke përdorur rreth 300 deri në 400 dronë të prodhimit turk.
Zëdhënësja e ushtrisë indiane, kolonelja Sofiya Kureyshi, në një konferencë për media, deklaroi se natën mes 7 dhe 8 majit, Pakistani ka shkelur në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore indiane në të paktën 36 pika të ndryshme përgjatë vijës së kontaktit.
“Sulm me 300–400 dronë”
Sipas Kureyshit, kjo operacion ishte i koordinuar dhe synonte infiltrimin në shumë pika njëherësh me përdorimin e qindra dronëve, me qëllim testimin e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore të Indisë dhe goditjen e objekteve ushtarake.
Po atë natë, përgjatë vijës së kontaktit u qëllua edhe me armë të kalibrit të rëndë, gjë që e bën të duket si një operacion i planifikuar dhe jo thjesht një incident kufitar.
“Dronët janë të prodhimit turk”
Kolonelja tha se analizat paraprake të mbetjeve të disa dronëve të rrëzuar tregojnë se bëhet fjalë për modelin Songar të kompanisë turke Asisguard. Ushtria indiane theksoi se është në gatishmëri për çdo tentativë për grumbullim të inteligjencës elektronike dhe se ky incident përfaqëson një përshkallëzim të ri të tensioneve në rajon.