Lista Serbe nis fushatën në Mitrovicë të Veriut me thirrje për terroristin Radojçiq

Lista Serbe e ka nisur fushatën e saj parazgjedhore në shkollën teknike në Mitrovicë të Veriut, me thirrjet “Të gjithë për vëlla Milanin (terroristin Radojçiq)” dhe “Atiç ik”.

I pari që u përmend në tubimin hapës të Listës Serbe, Milan Radojçiq, është shpallur person në kërkim, madje edhe ndërkombëtar, si përgjegjësi kryesor dhe udhëheqësi i sulmit terrorist në Banjskë.

Qindra qytetarë të pranishëm në sallën e shkollës teknike kanë bërë thirrje kundër kryetarit aktual të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç.

Një pjesë e turmës ndjek ngjarjen përpara vetë ndërtesës së fakultetit.

Kategoritë
LajmeVendi