Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, të enjten do ta ketë në rend të ditës liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kjo është bërë e ditur edhe nga eurodeputeti, Thijs Reuten.
Ai me këtë rast ka bërë thirrje që të votohet në Komision, këtë të enjte.
“Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Evropian. Votoni në komision këtë të enjte!”, shkroi në Twitter eurodeputeti Thijs Reuten , negociuesi dhe raportuesi për liberalizim të vizave për Kosovën nga Holanda.
Ndryshe ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë në mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton lajmi.net.
Tutje kjo marrëveshje duhet të votohet në Komision për Drejtësi dhe Liri qytetare (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancë plenare./Lajmi.net/

