Legjenda e Man Utd lavdëron Bruno Fernandes pas refuzimit që i bëri Arabisë Saudite

Teddy Sheringham ka lavdëruar kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes, për qëndrimin e tij në klub, pavarësisht një oferte të majme nga Arabia Saudite. 

Ish-sulmuesi i United dhe Tottenham foli për Racing Tipster, ku shprehu fjalë shumë pozitive për Fernandesin dhe gjithashtu përgëzoi klubin për faktin që nuk përfitoi financiarisht nga kapiteni i tyre. 

Sipas Sheringham, pavarësisht vështirësive që përjetoi Manchester United sezonin e kaluar, ata mbeten ende ‘një nga klubet më të mëdha të futbollit në botë’. 

“Mendoj se është diçka e shkëlqyer që Fernandes dëshiron të qëndrojë. Ai e kupton se sa i madh është Manchester United”. 

“Klubi me shumë mundësi e ka pasur të njëjtën dilemë, mund ta kishin shitur atë në Arabinë Saudite për 100 milionë apo diçka të ngjashme, për një 30-vjeçar”.

“Do të kishin marrë shumë para për të filluar rimbushjen e skuadrës me lojtarë të rinj”. 

“Por mirë bëri Fernandes që vendosi të qëndrojë. Ai e kupton se, edhe pse United nuk është në majën e formës për momentin, mbetet ende një nga klubet më të mëdha në qarkullim”. 

“Kur luan për një klub të tillë, dëshiron të qëndrosh aty sa më gjatë që të mundesh. E admiroj shumë Brunon. Ai është, pa diskutim, lojtari më i mirë i ekipit”. 

“Çdo skuadër e Manchester United është më e mirë me të në formacion, sesa pa të”, ka thënë Sheringham./

Kategoritë
LajmeSport