Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Universitare Botërore “Rhine-Ruhr 2025” të organizuara nga FISU në Gjermani, duke fituar medaljen e argjendtë në kategorinë e saj.
Pas një paraqitjeje dominuese gjatë gjithë garës, Fazliu ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në raundin e dytë mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina.
Në çerekfinale kaloi me sukses Viktoria Folgen nga Gjermania dhe në gjysmëfinale triumfoi ndaj Flavia Favorini nga Italia.