Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal thuhet se ka kërkuar që njoftimi i numrit të tij të ri të fanellës të shtyhet deri në ditëlindjen e tij të 18-të më 13 korrik.
Barcelona fillimisht kishte planifikuar të zbulonte zyrtarisht numrin e ri 10 përpara lansimit të fanellave të sezonit 2025/26 më 2 korrik.
Megjithatë, sulmuesi i ri preferoi ta shtynte zbulimin për ta bërë momentin më personal dhe kuptimplotë.
Sipas mediumit Jijantes, Yamal ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës që njoftimi i numrit të tij të ri të fanellës të shtyhet deri në ditëlindjen e tij të 18-të më 13 korrik, kur pritet të nënshkruajë rinovimin e kontratës me klubin Blaugrana.
Fanella me numër 10 u bë e disponueshme pas huazimit të Ansu Fatit te Monaco, dhe Yamal pritet të trashëgojë numrin ikonik, duke shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij premtuese në klub