Kuvajti intercepton dronë iranianë

Sipas ministrisë, shpërthimet që u dëgjuan në disa pjesë të vendit u shkaktuan nga interceptimi i dronëve që po afroheshin nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit ka njoftuar se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kanë interceptuar dronë iranianë, teksa tensionet ushtarake në rajonin e Gjirit vazhdojnë të përshkallëzohen, transmeton Anadolu.

Ministria tha se sistemet e mbrojtjes ajrore po u përgjigjen dronëve që i cilësoi si “armiqësorë”, pas një sulmi iranian. Sipas ministrisë, shpërthimet që u dëgjuan në disa pjesë të vendit u shkaktuan nga interceptimi i dronëve që po afroheshin nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Ministria u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e sigurisë të lëshuara nga autoritetet përkatëse.

Këto zhvillime vijnë në mes të tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Iranit lidhur me Ngushticën e Hormuzit, ndërsa të dyja palët vazhdojnë të shkëmbejnë sulme, pavarësisht memorandumit të mirëkuptimit të ndërmjetësuar nga Pakistani, i cili synon t’i japë fund konfliktit dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme të paqes.

Kategoritë
BotaLajme