Kurti viziton shkollën fillore Nettlefield në Belfast, sheh nga afër zbatimin e sistemit të Arsimit të Përbashkët

Gjatë qëndrimit në Belfast të Irlandës Veriore, Kryeministri Albin Kurti, gjithashtu vizitoi shkollën Nettlefield, për të parë nga afër dhe në praktikë zbatimin e sistemit të “Arsimit të Përbashkët” (Shared Education).

Përmes këtij sistemi, i cili gjen aplikim në rreth 900 shkolla në Irlandën Veriore, nxënës të komuniteteve të ndryshme kanë mundësi që së bashku të mësojnë dhe ndërveprojnë në aktivitete të ndryshme që përfshijnë sportin, artin dhe shkencën.

Kryeministri Kurti së bashku me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Disaporës, Liza Gashi dhe këshilltaren e tij për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing, patën mundësinë që të bisedojnë me nxënësit e shkollës Nettlefield dhe St. Mathew’s dhe të dëgjojnë nga mësuesit dhe drejtorët për mënyrat dhe rezultatet që shkollat kanë shënuar në thyerjen e barrierave mes komuniteteve.

Kategoritë
LajmeVendi