Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur lidhur me mundësinë e një koalicioni mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Megjithatë, ai nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, teksa ka shkuar në aktivitetin për shënimit të 23 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, të organizuar nga Ministria e Digjitalizimit.

“Urime Dita e shërbimit publik sot”, ka thënë shkurt ai.

Para disa ditësh, Kurti deklaroi se do të përpiqet të sigurojë bashkëpunim me opozitën për të zgjedhur presidentin e ri, por se opozita duhet ta ndryshojë sjelljen “refuzuese”.

Ndërsa, Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se Vetëvendosje do të angazhohet për bisedime me partitë opozitare për çështjen e zgjedhjes së presidentit pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, ndërsa ka bërë thirrje për heqjen dorë nga, siç e cilësoi ajo, “mentaliteti bllokues”.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi