Kryeministri Albin Kurti ka liruar nga posti sot këshilltarin e tij nga komunitetet jo-shumicë Edison Beqiri.
Në vendim nuk bëhen të ditura arsyet.
Por sipas burimeve të RTK-së Beqiri është liruar nga detyra pasi i njejti është parë në një foto në ndërtesën në Dragash e cila dikur shërbente si komunë paralele.
Po ashtu mësohet se ky vendim vjen edhe pasi i njëjti është verifikuar nga institucionet e sigurisë dhe inteligjencës.