Kryeministri Kurti nuk është deklaruar nëse ka nisur konsultimet me ndonjë parti për formimin e qeverisë së re.
Gazetari i T7, Genc Godanci, e ka pyetur nëse mund t’ia parashtrojë një pyetje.
“Duhet të shkoj shpejt në zyrë”, u përgjigj Kurti.
Më pas ai u pyet nëse ka nisur diskutimet me ndonjë parti për formimin e qeverisë së re.
“Njëherë rezultatet dhe certifikimi i tyre”, tha Kurti.